Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Boll Lexove ...
╜╜Thashetheme per Genten⌐⌐
Gjithçka thuhet dhe flitet për fëmijën sekret apo shtatzëninë e saj të mundshme është vetëm një abuzim. Genta Ismajli nuk ka pasur asnjëherë fëmijë, as në Amerikë dhe as në Kosovë. Lajmi që qarkullon prej kohësh në internet dhe që është publikuar madje edhe në disa gazeta nuk ka asnjë bazë vërtetësie. Këtë fakt e pohon vetë këngëtarja, e cila flet pas thashethemnajës që preku jetën e saj, përpara pak kohësh. Fillimisht fotoja e Genta Ismajlit, e cila mban në krah një vogëlush është shfaqur në disa sajte shqiptare në internet, me komentin se fëmija është i saji dhe se ky vogëlush është fryt i një lidhjeje që këngëtarja ka pasur me një të ri meksikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pas duket se disa gazeta në Tiranë janë marrë me këtë fakt dhe prezantimin e tij, ndërkohë që deri sot, vetë Genta nuk ishte shprehur rreth fotos dhe vogëlushit. Por me sa duket, durimit dhe tolerancës së saj i ka ardhur fundi. Ndonëse pohon se ky thashethem nuk e ka trazuar aspak qetësinë e saj dhe të Milotit, ka ardhur momenti që njerëzit dhe mediat të mos abuzojnë më me këtë fakt. “Fëmija me të cilin unë jam në foto është djali i shoqes sime në Amerikë”. Kështu shprehet këngëtarja kosovare, e njohur tashmë në skena jo vetëm për këngët e saj, por edhe për pamjen e natyrën energjike. Madje, për ta vërtetuar këtë, ajo shton se foton origjinale e ka edhe në shtëpi e për më tepër, nuk ka asnjë arsye të mendohet se vogëlushi në fotografi është i saji. Duke ditur të vërtetën, edhe i fejuari i saj Miloti nuk është prekur nga ky fakt. Madje ai është shprehur se ky është një veprim i atyre që duan t’i bëjnë keq Gentës dhe ka mohuar faktin, që fotoja dhe lajmi të jenë publikuar edhe në gazetat kosovare.
Kohët e fundit në disa sajte në internet është shfaqur fotoja juaj me një vogëlush në krahë. Kjo foto që i përket vitit 2004 shoqërohet me lajmin se fëmija është i juaji dhe fryt i një lidhjeje që keni pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pas, disa gazeta në Tiranë kanë shkruar për këtë fakt.

Cila është e vërteta e këtij fëmijë dhe a i keni lexuar ju këto shkrime?
Foton e publikuar në internet unë e kam parë dhe gjithashtu edhe komentet shoqëruese, ndërsa për çfarë kanë shkruar gazetat në Tiranë të them të drejtën nuk jam e informuar. Këto gjëra nuk ndodhin këtu tek ne. Më vjen keq, që me këtë foto po abuzohet në këtë mënyrë, sepse ai vogëlush është thjesht djali i një shoqes sime në Amerikë, e madje kopjen origjinale të kësaj fotografie unë e kam në shtëpi.
Cila është arsyeja, që deri tani nuk keni reaguar në lidhje me këtë fakt?
Sepse duke qenë diçka e pavërtetë nuk më ka shqetësuar. Zakonisht nuk më interesojnë shpifjet apo thashethemet pa bazë që mund të fliten nëpër revista.
Keni menduar se nga mund të ketë dalë fotoja?
Këtë nuk e di, por them se ata që nisen për të bërë diçka të keqe e gjejnë mënyrën dhe jo vetëm aq, por sot nuk është e vështirë të hysh në kompjuterin e të tjerëve mendoj.
Ndërkohë, në Tiranë është shkruar gjithashtu se momentalisht jeni shtatzënë dhe prisni një fëmijë…
(Ha ha ha ha). Unë ende nuk jam martuar që të kem fëmijë, as nuk jam shtatzënë. Nga kjo gjë mendoj se nuk ka asgjë të keqe, mirëpo ende nuk ka ardhur koha kur unë do të bëhem nënë. (Kam qeshur shumë kur e kam dëgjuar këtë thashethem).
Si po shkon marrëdhënia juaj me Milotin, keni menduar për martesë?
Kaloj shumë mirë për sa i përket jetës sime private dhe ende nuk kam planifikuar në ndonjë kohë të shkurtër për martesë, sido qoftë do t’ju informojmë të jeni prezentë. (qesh)
Eshtë e vërtetë që mes jush ka pasur disa konflikte kohët e fundit
Jo, në asnjë moment, edhe pse intrigat e disa revistave nuk mund të luhatin gjendjen time apo marrëdhëniet e mia në këtë aspekt. Përkundrazi, kaloj shumë, shumë mirë.
Me çfarë jeni duke u marrë momentalisht?
Momentalisht është realizuar remixi i shtatë këngëve më të dëgjuara të albumeve, të cilat janë hedhur në treg gjatë tre viteve. Po ashtu po punohet edhe Megamix-i të gjitha këngëve, të cilat janë në përfundim nga dj. Mc-Beka. Ndërkohë jemi në përfundim edhe të dy këngëve të reja, që do të shoqërohen edhe me videoklipet përkatëse, për t’u lançuar në fund të majit.
Ke menduar të marrësh pjesë në ndonjë aktivitet apo koncert në Shqipëri?
Po, koncertet e mia do të zhvillohen në muajin qershor, sepse ashtu kemi menduar me agjentët e mi, të cilët po merren me rezervimin e sallave. Kemi menduar për dy koncerte recitale, njëri në Tiranë dhe tjetri në Shkodër e së bashku me mua, do të jenë edhe disa mysafirë.
Po në diasporë vazhdon të jesh nëpër koncerte?
Koncertet e mia në diasporë janë më të rralla, mirëpo janë më të organizuara dhe unë do t’u qëndroj besnike adhuruesve të mi edhe në diasporë.
Cilat janë projektet e Gentës për të ardhmen? Do të vazhdoni në Prishtinë, apo do të largoheni përsëri në Amerikë?
Planet janë që të punoj sa më shumë, në Prishtinë apo Amerikë nuk ka rëndësi. Mirëpo do të jem edhe në Amerikë në të ardhmen. Megjithatë më vjen mirë, që të vërtetat e jetës sime nuk janë ashtu siç i shpikin njerëzit e pa moralshëm.

Një festë e vërtetë për 23-vjetorin

Për të treguar edhe një herë se marrëdhëniet mes tyre janë si gjithmonë të shkëlqyera dhe për kënaqësinë e Gentës, vetëm një javë më parë, më 23 prill, Miloti, Genta dhe familjet e tyre kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit, në një prej lokaleve të Prishtinës. Këngëtarja ka pasur ditëlindjen dhe ndoshta ky ka qenë një rast i mirë, që Miloti jo vetëm t’i përcjellë urimet, por edhe të tregojë se asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e tyre.
Genta Ismajli Asnjë Plan Për Martesë Në Vitin 2008 !!!
Martesa sigurisht, që do të bëhet por për momentin kemi plane të tjera kështu, që nuk mendojmë se do të jetë tani afër. Megjithatë kemi vendosur, që të ftojmë edhe gazetarët në dasmën tonë,kështu që do e mësoni kur të jetë momenti (qesh).
Gati dy vjet pas çmimit në festivalin “Kënga magjike”, duket sikur Genta Ismajli i është larguar disi Shqipërisë.E cilësuar si një prej këngëtareve më të paguara në Kosovë dhe diasporë,ndoshta ajo ka ditur ta shfrytëzojë dhe ta drejtojë mirë këtë pjesë të suksesit të vet. Sigurisht me ndihmën e menaxherit dhe të fejuarit të saj Milotit. Dhe është kjo një prej arsyeve për të cilat ajo ka më shumë se një vit, që nuk është e pranishme në
koncertet dhe aktivitetet muzikore, që zhvillohen në Shqipëri. Ndërkohë jeta e saj tashmë është ndarë midis Amerikës ku jeton familja e saj dhe Prishtinës, ku jeton dashuria.
Kohët e fundit, këngëtarja ka qenë shpesh në SHBA, jo vetëm për arsye personale, por edhe për arsye profesionale. Si pjesë të albumit të saj,që do të dalë këtë vit do të jenë edhe 4 këngë të realizuara në anglisht.Gjithçka shkon mirë në lidhjen e Gentës me Milotin, por për çiftin ende nuk shfaqet ndonjë plan martese as gjatë vitit 2008. Por edhe pse e dhënë pas punës, Genta nuk mund t’iu shmanget as faqeve rozë. Këtë radhë kemi vërejtur se në internet qarkullojnë prej kohësh disa foto provokuese të këngëtares. Si është e vërteta e tyre. Përgjigja e Gentës është e qartë: “Janë montazhe”. Dhe përderisa është person publik asaj i është dashur të paguajë edhe këtë kosto.

U bë kohë, që Gentën nuk po e shohim me diçka të re, të paktën këtu në Shqipëri. Me çfarë je duke u marrë momentalisht?

Tani jemi duke u përgatitur për klipin e ri të këngës “Sa ilaçe”. Një pjesë e xhirimeve tashmë janë kryer dhe besoj, se klipi do të dalë brenda 20 ditëve. Mendoj se kemi realizuar diçka të bukur për publikun, por ata vetë do të vendosin për këtë. Pas festave të fundvitit kemi bërë edhe disa ditë pushime dimërore së bashku me Milotin, ndërsa tani do i përvishemi punës (qesh).

Me çfarë projektesh të gjen viti 2008?

Është ky viti, kur do të nxjerr albumin tim të ri, në të cilin do të ketë edhe 4 këngë në gjuhën angleze, të cilat i punova në tetor të vitit të kaluar në Amerikë, me producentë amerikanë. Mendoj që bashkë me albumin do të dalë dhe një klip tjetër, por ende nuk kemi vendosur, se cila prej këngëve do të shoqërohet me klip, sepse jemi duke punuar. Ju siguroj, që nuk do ta kursej veten dhe do t’ju sjell një album, që do ta pëlqejnë dhe dëgjojnë me ëndje adhuruesit e mi të dashur.

Pas duetit me Getin, do të ketë ndonjë duet edhe në album?

Jo nuk ma merr mendja që do të ketë duet në këtë album, por në të ardhmen pse jo.

Prej shumë kohësh nuk të kemi parë edhe në Shqipëri…

E vërtetë dhe realisht mëka marr malli për Shqipërinë, mirëpo kemi pasur shumë angazhime, që më kanë penguar të jem aty, ndonëse gjatë verës së shkuar kisha menduar të vija. Megjithatë shpresoj, që të jem në Shqipëri edhe për kënaqësinëtime e për të pushuar, por pse jo edhe për koncert. E kam parashikuar në shtator të këtij viti.

Mësuam, që gjatë vitit të shkuar ke qenë edhe në Amerikë. Ke ndonjë plan për t’u rikthyer atje?

Në Amerikë shkoj shumë shpesh për të vizituar familjen,por tashmë edhe për punë, sepse jam duke punuar disa këngë atje. Ndërsa të rikthehem për të jetuar nuk mund të them, sepse në Kosovë jam e lidhur me karrierën time dhe normal me dashurinë. (qesh)

Meqë dolëm tek dashuria. Si po shkon lidhja juaj?

U bënë vite së bashku… Gjithçka po shkon mjaft mirë, përderisa vazhdojmë të jemi së bashku.

Meqenëse gjërat po shkojnë mirë, keni menduar për martesën?

Martesa sigurisht, që dotë bëhet por për momentin kemi plane të tjera kështu, që nuk mendojmë se do të jetë tani afër. Megjithatë kemi vendosur, që të ftojmë edhe gazetarët në dasmën tonë,kështu që do e mësoni kur të jetë momenti (qesh).

Pra kjo do të thotë, që ceremonia martesore nuk bën pjesë në projektet tuaja të vitit 2008?

Jo. Edhe këtë vit nuk do të ketë martesë. Për momentin kam plane të tjera, që lidhen më tepër me profesionin tim, se sa me jetën private. Me Milotin ndjehem shumë mirë edhe kështu, ndaj asgjë nuk na ngut për martesë (qesh).

Meqenëse publiku prej kohësh nuk të ka parë në ekran, vazhdon të jesh sërish bjonde apo e ke ndryshuar ngjyrën e flokëve?

Jo tani e kam kthyer ngjyrën e flokëve natyrale, të zezë.

Kështu të pëlqen ty apo Milotit?

Në të vërtetë, Milotit i pëlqen më shumë e errët, kështu që vendosa ta ndryshoj. (qesh)

Më duket se në klipet e tua luan me lukun, thuajse si të gjitha këngëtaret. Po me veshjen? Mendon se duke u zhveshur dhe duke qenë seksi është më e lehtë ta bësh për vetë publikun?

Mendoj se kjo është një pyetje, që i duhet bërë ndonjë modeleje ose ndonjë këngëtareje, që me të vërtetë zhvishet.Unë personalisht nuk mundohem, që të përfitoj publik me ato lloj veshjesh. Unë përdor dhe preferoj veshje që më rrinë bukur dhe më përshtaten.
Nuk hyj tek ato këngëtare, që përdorin zhveshjen për të fituar sukses.

Si është e mundur që në internet qarkullojnë foto të tuat, shumë provokuese?

Ato, foto të cilat edhe ne i kemi parë ju siguroj që, janë të gjitha montazhe, madje montazhe të thjeshta dhe shumë të rëndomta. Ato lloj fotosh nuk i realizon një karakter dhe njeri si unë, për këtë ju siguroj.
~~~Genta Ismaili ndahet nga Miloti, lidhet me Bleron.......??~~~
                          ~~~A Mendoni Qe Eshte E Vertete???~~~
Genta Ismaili le Milotin (ish burrin e saj) per Bleron… Mediat ne Kosove kane disa kohe qe po merret per te zbuluar vertetesine e ketij lajmi… Thuhet se Genta e ka braktisur Milotin, sepse ky i fundit nuk ka lene kurre asnje rast pa e tradhetuar, dhe nuk eshte se ka preferuar qe gjithmone ne publik te jete perkrah Gentes.
Genta i pëlqen flitë por e dashuron Milotin !!!
  Kjo po shihet edhe nga foto apo jo???
      Sa te mire!!! xxx
Genta Ismajli ka promovuar mbrëmë albumin e ri, “Zero Zero”, ku mysafirëve të saj u ka servuar befasi të ndryshme, duke filluar nga dashuria që ajo hapur ia ka shprehur të dashurit Milotit.
“Milot të dua shumë”, ka thënë ajo duke mohuar kështu thashethemet e gazetës “Tema”, të Tiranës. Në një pyetje të Telegrafi.com se çka hanë, që duket aq e bukur, këngëtarja ka thënë se konsumon më shumë ushqim tradicional, sidomos flija.

Kurse në pyetjen se kur i ka thënë së fundi herë “Të dua” Milotit, Genta ka bërë shaka, duke thënë se kjo kishte ndodhur në vitin 1994, kur ajo ka qenë vetëm 19 vjeçare, edhe pse nuk ka treguar se në cilin vit është lindur.

Përndryshe, përveç spotit, Genta ka promovuar edhe këngën “Planet Me”, këngë kjo e shkruar nga Kara Diogardi, e cila këngë mund të blihet në internet në adresën www.gentaismajli.blogspot.com

Befasi tjetër e Gentës ishte mësuesi i saj i shkollës fillore, shoqet e saja gjatë kohës së studimeve, dhe disa befasi të tjera.
Albumi me i ri i Genta Ismajlit:~Zero-Zero~...
Genta Ismajli mbreme (17.07.2008),ne Sheshin 21 promovoi albumin e saj me te ri "zero,zero",shume te mire me keng shume te miraa dhe besoj qe edhe juve do te iu pelqej,sepse mua me pelqej teper...
Ne albumin e saj me te ri "zero,zero" ishin gjithsej 8 kenge,dhe shume foto te bukura siq e ka zakon Genta te dal per bukuri.........
Kenget e Gentes te radhitura me radhe:
          01.Një herë në vit
          (muz. dhe ork. Virusi,tek.Avni Qahili)
          02.S`dua t`jem e tjetër kujt
          (muz. dhe ork. Virusi,tek.Arsim Bunjaku)
          03.Zero,zero
          (muz. dhe ork.Artan Kastrati,tek.Fatmir Muja)
          04.E pamundur
          (muz. dhe tek. Ilir Berani,ork.Virusi)
          05.Qeni që leh
          (muz. dhe ork R.Bilbilov,tek.Arbërie Hetemi)
          06.Sa ilaçe
          (muz. dhe ork.Virusi,tek.Avni Qahili)
          07.Relax
          (muz.Enis Presheva Jr.&Patrick Bizard,
          ork. Enis Presheva Jr.,tek.Avni Qahili)
          08.Jean`s Picikato
          (muz.dhe ork.Dac,tek.Avni Qahili)
♪Fotot e Gentes ne albumin me te ri "zero,zero"♪